Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa është bërë baba për herë të parë në martesën e tij me Erolidën.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Mustafa me një njoftim në rrjetet sociale.
“Gemi i vogël na bëri prindër!
Gem, kjo botë është përplot bukuri, aventura, ëndrra, emocione; përjetoje plotësisht! Me të tilla na mbush ti neve, nënës, mua dhe gjithë familjes.
Gem, ti je i rrethuar nga njerëz që të duan, të mbajnë të sigurt e të lumtur.
Gem, duaje botën dhe gjithçka në të. Duaji të gjithë njerëzit. Mbi të gjitha, duaji njerëzit e tu, kombin tënd, vendin tënd.
Gem, gjyshi yt dha gjithçka, deri dhe jetën e tij, për njerëzit tonë, kombin tonë, vendin tonë. Ai sot të sheh nga lart, i buzëqeshur, më i lumtur se kurrë. Ti bart flakën tonë ndër shekuj, bir, ndër mijëvjeçarë.
Ndjek rrugën e zemrës dhe mendjes së gjyshit, bir, jo të fatit të tij.
Gem, fillo tash aventurën tënde. Bëje epike, bir” shkruan Mustafa në Facebook./Indeksonline/