Që pas divorcit nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku ka tentuar që të vendosë jetën e tij në një normalitet. Prej vitesh ai ka provuar të bëjë pak nga të gjitha, aktrim, muzikë, biznes, duke eksperimentuar në disa fusha.
Por duket se divorci tronditi jo pak jetën e tij, duke e bërë që të merrte pak kohë nga këto angazhime. Megjithatë, nuk mund të themi se një të mirë e pati e gjitha kjo histori. Pas ndarjes, çmimi për të pasur performancat e tij live u rrit ndjeshëm. Shkak u bënë edhe disa këngë, në dukje si akuza drejtuar ishgruas së tij. Por mesa duket kjo situatë nuk zgjati shumë.
Edhe pse solli disa produksione të reja, tregu muzikor duket si një terren plotësues për të, sesa një profesion i mirëfilltë. Ndaj edhe Bes Kallaku ka vendosur t’i rikthehet edhe njëherë aktrimit.