Në këtë periudhë divorci, nuk duhet shumë nga ana e Besit dhe Xhensilës për tu kthyer në kryefjalë të medias rozë.

Ata kanë gjithë vëmendjen e fansave, por edhe “ngacmimet e thumbimet” nga ana e tyre nuk kanë munguar.
Së fundmi, një postim i bërë nga Besi është konsideruar si një ironi ndaj Xhensilës, ku ka publikuar një video në profilin e tij të Instagramit, duke treguar se palestra e një katunari është të punosh në kopsht.
Kjo video e tij është konsideruar si një ironi ndaj Xhensilës, e cila njihet tashmë për kohën e madhe që i dedikohet palestrës, për të mbajtur trupin në formë.
“Ja çfarë do të thotë palestër katunarësh. Vegla për katunarë. Kjo është për shpatullat, të marrtë dreqi shpatullat të marrtë”, shkruan ai.
