Banorët e kryeqytetit gjerman Berlin duhet të tregojnë një rezultat negativ të testit të CO VID-19 në mënyrë që të hyjnë në shumë hapësirat e blerjeve me pakicë, duke filluar nga java e ardhshme.
“Supermarketet, farmacitë janë të përjashtuara nga kërkesa, e cila hyn në fuqi të mërkurën”, tha kryetari i bashkisë, Michael Mueller.
Masat e rëna dakord nënkuptojnë që të gjithë hapësirat e shitje-blerjeve me pakicë, të rihapura në fillim të muajit, kur u lehtësua bllokimi i Gjermanisë, mund të vazhdojnë të mirëpresin klientët, por tani me kërkesën e paraqitjes së një rezultati të testit CO VID-19.
LEXO EDHE: Lista Serbe e çon në Kushtetuese Qeverinë e Kurtit
Edhe muzetë dhe bizneset që ofrojnë shërbime të kontaktit të ngushtë, të tilla si sallone flokësh ose studiot e tatuazheve, gjithashtu mund të qëndrojnë të hapura, por klientët gjithashtu duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit CO VID-19.