Karim Benzema është rikthyer në Francë për të dhënë një intervistë të vonuar që nga largimi i tij nga Real Madridi. Sulmuesi francez ka thënë se Vinicius duhet të jetë fitues i Topit të Artë.
“Vini e meriton Topin e Artë për sezonin e tij dhe jo vetëm për atë që ka bërë këtë vit, por edhe atë të mëparshëm, për atë që bën me topin. Ai është futbollist i kompletuar dhe e meriton këtë”, ka thënë Benzema.
“Real Madridi është gjithmonë skuadra më e mirë në botë. Lojtarët kalojnë, të tjerë vijnë, por Real Madridi do të jetë gjithmonë në krye” ka deklaruar sulmuesi francez.