Artistja Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e saj të 55-të në Bridgerton, por bashkëshorti i saj Ben Affleck nuk u shfaq në festë.
Ben Affleck vendosi të qëndrojë në shtëpi në Los Angeles pasi Jennifer Lopez bëri një festë të madhe për ditëlindjen mes thashethemeve se dyshja po shkon drejt divorcit.
Lopez do t’i mbushë 55 vjet të mërkurën, por ajo vendosi të festojë më herët duke organizuar një super kremtë me shumë të ftuar që u fotografuan aty.
Ajo u shoqërua nga binjakët e saj, Max dhe Emme, dhe motra Lynda, por raportohet se ishte emocionuar në tavolinë, derisa tregonte histori për të kaluarën e saj.
“Jennifer është me shpresë tani për të shpëtuar martesën e saj me Benin. Ajo nuk do të kalonte kohë me fëmijët e tij duke luajtur në rolin e një nëne për ta nëse nuk do të donte t’i zgjidhte gjërat me të”, ka thënë një burim i Daily Mail./prive