Kryetari i Skenderajit, Bekim Jashari, tha sot se e kemi amanet që ta ruajmë e ta ndërtojmë shtetin që e krijuam falë atyre që kanë dhënë jetën për këtë shtet.
“Shtetin që e krijuam falë atyre që nuk kursyen asgjë, as jetën, e kemi amanet që ta ruajmë e ta ndërtojmë”, tha ai.
LEXO EDHE: Reperi humb njeriun e dashur
Ai ka falënderuar NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane që ndihmuan Kosovën në luft ë, duke theksuar se falë kontributit të të gjithëve, sot kemi liri e pavarësi dhe mbi të gjitha Ushtrinë e Kosovës.
“Është ndjenjë e jashtëzakonshme dhe krenari që t’i shohim ata të rinj e të reja të jenë në shërbim të kombit”, shtoi ai.