Një video e Julian Dedës brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Aktori, së bashku me figura të tjera publike, vizituan finalistët Gjestin, Rozanën, Eglën dhe Laertin për t’u dhënë mbështetje.
Gjatë bisedës me ta, Juli rrëshqiti papritur dhe për pak sa nuk u përplas me Gjestin.
Ngjarja u prit me të qeshura, duke u shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale.