Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga paraqitja e saj në Shkollën e Modës CONDE NAST në Londër, ku ishte e ftuar speciale nga revista prestigjioze “Vogue”.
Në këtë event, 34-vjeçarja mbajti një fjalim frymëzues për brezat e rinj të modës dhe artit.
Në fotografitë e publikuara, Bebe Rexha është dukur tejet bukur, e veshur me geta të zeza dhe një sako të hirtë.