Para pak ditësh këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha pushtoi kryetitujt e mediave pasi u pa duke kaluar pushimet me të dashurin e ri.
Bëhet fjalë për arkitektin grek Simos Liakos, me të cilin Bebe kaloi pak ditë plazhi në bregdetin italian.
E tani ajo e ka konfirmuar vet romancën me Liakos, duke postuar një fotografi të këtij të fundit në llogarinë e saj të Instagramit.
Në korrik të vitit 2023, Rexha konfirmoi fundin e marrëdhënies së saj trevjeçare me ish-të dashurin Keyan Safyari – shkas, pesha trupore.
