Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka zbuluar për fansat se ku po kalon pushimet verore.
Përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, Bebe postoi në album me foto nga deti, me mbishkrimin “E dua Kroacinë”, duke bërë kështu të ditur se ka zgjedhur Ballkanin për pushime.
Rexha kishte veshur bikini ngjyrë kaltër, duke treguar kështu linjat e saj trupore.
Nuk dihet se me kë po kalon Bebe pushimet, por siç duket ajo është me familje.