Bashkimi Europian (BE) pritet të nisë një hetim ndaj TikTok, për të kuptuar nëse aplikacioni ka shkelur rregullat e përmbajtjes në internet, rregulla që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve dhe reklamimin në mënyrë transparente. Shefi i BE-së për industrinë, Thierry Breton, u shpreh se mbrojtja e fëmijëve ka qenë dhe është gjithnjë prioritet dhe se investigimi ndaj TikTok do të përfshijë verfikimin e moshës dhe sigurinë që kanë llogaritë e krijuara nga fëmijët.
“Si një platformë që mbërrin te miliona fëmijë dhe adoleshentë, TikTok-u duhet të pajtohet totalisht me rregullat e vendosura dhe të luajë një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e të miturve në internet.
Ne po nisim këtë procedim zyrtar për t’u siguruar që do të ndërmerren veprimet e duhura në mbrojtjen e mirëqenies fizike dhe emocionale të të rinjve europianë. Nuk duhet të kursejmë asnjë përpjekje për të mbrojtur fëmijët tanë” u shpreh Breton, ndërsa për të dhënë një shembull, gjatë prillit të vitit 2023, Mbikëqyrja e të Dhënave në Irlandë, gjobiti TikTok-un me 245 milionë euro, për shkeljen e ligjit të vendosur nga Bashkimi Europian, për të dhënat e fëmijëve në rrjete sociale.
Në të njëjtin muaj, edhe Komisioni i Informacionit në Mbretërinë e Bashkuar, gjobiti kompaninë me rreth 15 milionë euro, për marrjen dhe shpërndarjen e fëmijëve nën 13 vjeç, në mënyrë të paligjshme.