Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Ferizaj: Policia sekuestron dy armë pas kontrollit në shtëpinë e një 24-vjeçari në Greme

17. Juni 2025

“Stresi nuk i ka marrë paratë e BBVK-së”, babai i tij demanton Rrezart Veleshnjën

17. Juni 2025

Loredana “arratiset” në veri, pozon me ish-banorin e BBVA4

17. Juni 2025

Kush është “më i fortë” – Izraeli apo Irani?

17. Juni 2025

Mbi 450 të vr’arë në Iran që nga e premtja

17. Juni 2025

Këto janë shenjat e horoskopit që preken më shumë nga fjalët e të tjerëve

17. Juni 2025

Digjen mbi tre hektarë pisha në Parkun e Sllatinës, shkak pakujdesia e një qytetari

17. Juni 2025

Bieber pas kritikave për sjelljen e tij: E di që jam i thyer…

17. Juni 2025

Bebe Rexha performoi në një dasmë luksoze në Kroaci

17. Juni 2025

Qetësohen gjakrat, Enca e Trejsi pajtohen?

17. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor, Kosova mund t’i përfitojë afro 900 milionë
Ballina

BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor, Kosova mund t’i përfitojë afro 900 milionë

13. Oktober 20244 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Bashkimi Evropian është shumë afër t’i përmbyllë procedurat e miratimit të agjendave të reformave, të cilat i kanë paraqitur vendet e Ballkanit Perëndimor, si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes, në vlerë prej 6 miliardë eurosh.

Përfituese të Planit – që u miratua nga BE-ja në maj – janë të gjitha vendet e rajonit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia.

Komisioni i IPA-s (Instrumentet e Para-Anëtarësimit) dha më 11 tetor pëlqimin final për vetëm pesë nga gjashtë vendet, që i kanë paraqitur agjendat e reformave dhe rritjes.

I vetmi vend i rajonit, i cili nuk mund të presë ende miratimin e agjendës së tij, është Bosnje e Hercegovina, pasi që dokumenti që ky vend e ka dërguar në BE, nuk ka qenë komplet dhe nuk i ka adresuar të gjitha sugjerimet e dhëna nga Komisioni Evropian.

 

Komisioni Evropian pritet që më 16 tetor ta miratojë vendimin për zbatim, raporton Radio Evropa e Lirë.

Në këtë mënyrë, Komisioni Evropian do të jetë i gatshëm nga ana e tij që t’i kryejë edhe pagesat e para nga paketa në fjalë.

Por, para se të bëhen këto pagesa, vendet përfituese duhet t’i nënshkruajnë marrëveshjet dhe t’i ratifikojnë ato në parlamentet e tyre kombëtare, sepse dy miliardë euro do të jenë para pa kthim, ndërsa të tjerat do të jenë kredi të favorshme.

Ndaj, vendet përfituese duhet t’i ratifikojnë marrëveshjet, pasi që duhet të obligohen për kthimin e parave nga kreditë e favorshme.

Për shkak të procedurave që kërkojnë kohë për miratimin e marrëveshjeve të tilla, është vështirë të parashihet koha se kur do të bëhen pagesat e para dhe për cilin vend të rajonit.

Realisht, ato mund të bëhen në fillim të vitit 2025, por nëse ndonjë vend nxiton dhe e kryen më herët procedurën e ratifikimit të marrëveshjeve, atëherë këto mjete do të mund të paguhen më herët.

Ideja e BE-së është që të gjitha vendeve, për të cilat do të aprovohen agjendat e reformave dhe rritjes, t’u ndahet si “pagesë parafinancuese” shuma prej 7% e mjeteve të dedikuara për to, transmeton Klankosova.tv.

Me këtë paketë, BE-ja synon të ndihmojë rritjen ekonomike në vendet e rajonit dhe, në këtë mënyrë, ta përshpejtojë procesin e integrimit të tyre evropian.

Sipas një përllogaritje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga ky plan i rritjes.

Mbi 250 milionë euro, Kosovës do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme.

Rrjedhimisht, Kosovës do t’i paguheshin 7% e mjeteve si “parafinancim”, që i bie rreth 61 milionë euro.

Shqipëria do të mund të përfitojë në total 922 milionë euro, ndërsa si mjete “parafinancuese” 64.5 milionë.

Maqedonia e Veriut do të mund të ketë në dispozicion 750 milionë euro, ndërsa pagesa e parë për të do të ishte 52.5 milionë.

Serbisë do t’i ndaheshin gjithsej 1.58 miliard euro, ndërsa pagesa e parë për të do të ishte 111 milionë.

Mali i Zi do të kishte në dispozicion gjithsej 383 milionë euro, ndërsa si “parafinancim” 26.8 milionë.

Bosnje e Hercegovina, nga totali i planit, do të kishte në dispozicion 1 miliard e 85 milionë euro, ndërsa si “parafinancim” 76 milionë.

Llogaritja se cili vend do të ketë në dispozicion sa mjete financiare, është bërë në bazë të Bruto Prodhimit Vendor (GDP), numrit të banorëve dhe disa kritereve të tjera.

Por, që në prezantimin e parë të këtij plani, më herët këtë vit, vendeve të rajonit u është thënë qartë se nëse ndonjëri nuk i kryen reformat pas një-dy vjetësh, atëherë shuma e dedikuar për të do t’u shpërndahet vendeve tjera

BE
Share. Facebook
Previous ArticleBëhen bashkë dy bukuroshet, Edona James e Melinda Ademi
Next Article Franceska për bashkëshortin e saj: Vdes për mua…

Related Posts

Ferizaj: Policia sekuestron dy armë pas kontrollit në shtëpinë e një 24-vjeçari në Greme

17. Juni 2025

“Stresi nuk i ka marrë paratë e BBVK-së”, babai i tij demanton Rrezart Veleshnjën

17. Juni 2025

Loredana “arratiset” në veri, pozon me ish-banorin e BBVA4

17. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Ferizaj: Policia sekuestron dy armë pas kontrollit në shtëpinë e një 24-vjeçari në Greme

Read More

“Stresi nuk i ka marrë paratë e BBVK-së”, babai i tij demanton Rrezart Veleshnjën

Read More

Loredana “arratiset” në veri, pozon me ish-banorin e BBVA4

Read More

Kush është “më i fortë” – Izraeli apo Irani?

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.