Artisti i njohur, Bardhi dje ka njoftuar largimin e tij nga menaxhmenti që ka qenë deri më tani.

E sot ai ka bërë një postim, siç e quajti ai falënderues për njerëzit me të cilët ka punuar 4 vitet e fundit.
Bardhi është shprehur se këto vite kanë qenë të mbushura me lodhje, pasion pasion dhe suksese.
“4 vjet punë, 4 vjet sakrificë, lodhje pa fund, pasion për punën dhe suksesin pa fund. Pas një marrëveshje miqësore nga të dyja palët, unë do të vazhdoj rrugëtimin tim si artist i lirë”.
“Deshta ta dedikojë një postim falënderimi për çdo orë e minut që është punuar dhe kohët e mira që kemi kaluar këto 4 vjet, e kafshatën e bukës e kemi ndarë së bashku këto 4 vjet”, është shprehur ai.
