Michelle dhe Barack Obama janë parë në një mbrëmje romantike në një nga restorantet e tyre të preferuara italiane në Uashington DC.
Çifti ishte i buzëqeshur teksa kalonin nëpër Osteria Mozza në Georgetown gjatë fundjavës, duke ndaluar për të përshëndetur klientët teksa kanë shuar thashethemet për krizë martesore.
Kjo dalje e tyre vjen pas një kohe goxha të gjatë me spekulime se ata janë duke shkuar drejt divorcit.