Ballkani ka mposhtur Dritën në derbin e xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës.
2:0 në favor të Ballkanit përfundoi ndeshja mes Ballkanit dhe Dritës.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-0.
Në pjesën e dytë, skuadra e Ismet Munishit rriti sulmet drejt mysafirëve, që pikën më të fortë të tyre kishin portierin Faton Maloku, shkruan Infoline-News.
Blendi Baftiu shënoi për epërsinë e parë 1:0, ndërsa golin e dytë e shënoi Edvin Kuqi.
Ballkani tani numëron 44 pikë, katër më shumë se Drita. /Infoline-News/