Balerinët në Itali janë solidarizuar me situatën e dhimbshme që u krijua në Shqipëri pas tërmetit të 26 Nëntorit, nga i cili humbën jetën 51 viktima e shumë të tjerë mbetën të plagosur. Me datën 23 balerinët do të organizojnë një event të quajtur “Cagli vallëzon për Shqipërinë”.
Eventi do të mbahet në orën 20:30 dhe balerinët pjesëmarrës janë: Benilde Marini, Alessandro Macario, Giorgia D’Emidio, Irene Calagreti, Alessandro, Sara Porfini, Giuliano Santi, Marco Zingaretti dhe tre balerinë shqiptarë: Kledi Kadiu, Anbeta Toromani dhe Bernard Shehu, të cilët po kontribuojnë për vendin e tyre.
“Një mbrëmje vallëzimi për të mbështetur tokën time të goditur nga tërmeti i rëndë javën e kaluar! Ju ftoj në 23 Dhjetor në Teatrin Komunal Cagli për “Cagli Danza për Shqipërinë” Falënderoj bashksinë e Cagli që më dhanë mundësinë pëe të organizuar këtë ngjarje kaq të rëndësishme për mua. Falenderoj të gjithë miqtë dhe kolegët e mi që menjëherë e kanë vënë në dispozicion për ta bërë të mundue këtë mbrëmje. Të gjitha të ardhurat e mbrëmjea do të dhurohet për viktimat e tërmetit. Biletat mund të rezervohen duke filluar nga 10 dhjetori. Benilde Marini, Kledi Kadiu, Anbets Toromani, Alessandro Macario, Giorgia D’Emidio, Irene Calagreti, ALssandro, Sara Porfini, Giuliano Santi, Marco Zingaretti”.