Bad News Eagles mposhten nga G2Esports në turneun për CS: GO
Bad News Eagles e kanë pësuar disfatën e dytë në turneun për CS: GO që po mbahet në Rumani.
Skuadra shqiptare u mund me rezultat të përgjithshëm 16:10.
Ndonëse nde’shjen e filluan mirë, duke kryesuar 2:0, kjo nuk zgjati shumë pasi gjithçka u përmbys shpejt.
Në këtë turne, BNE deri më tani i kanë luajtur tri ndeshje, prej të cilave dy i kanë humbur dhe një e kanë fituar.
Garat për djemtë kosovarë do të vijojnë edhe nesër ku do të zhvillohet raundi i katërt.