Bad News Eagles kualifikohen në turneun më të madh në botë për CS:GO
Bad News Eagles kanë arritur fitore ndaj SINNERS dhe janë kualifikuar në turneun më të madh në botë për CS:GO.
Skuadra kosovare Bad News Eagles fitoi 2:1 me rezultat të përgjithshëm ndaj ekipit çek SINNERS.
Me këtë fitore Bad News Eagles do të marrin pjesë në turneun më të madh në botë për CS:GO Major Antwerp, Europe 2022.
Bilanci i përgjithshëm i ekipit kosovar është tri fitore dhe dy barazime.