Ishte e pritshme, nuk dihej vetëm koha, por se do të ndodhte ishte krejtësisht e pritshme. Asgjë nuk është befasi, çdo gjë në kuadër të pritshmërie.
Sot, iu konfirmua aktakuza Hashim Thaçit dhe Kadri veselit, dy ndër figurat kryesore të politikës në vendin tonë.
Përveç të politikës, këto dy figura ishin edhe pjesë e luftës.
Menjëherë pas konfirmimit të aktakuzës, si Thaçi ashtu edhe Veseli dhanë dorëheqje nga pozitat që mbanin deri sot, njëri nga posti i presidentit e tjetri nga ai i kryetarit të PDK-së.
Ata pritën edhe të nisën për në Hagë, një ditë pasi atje shkoi Jakup Krasniqi, ish kreu i Kuvendit të Kosovës.
Bashkë më Hashimin sot pritët të udhëtojë edhe Rexhep Selimi, të dy pjesë e luftës, por kundërshtar të politikës.
Sa i përket Hashim Thaçit duhet përmendur këto figurën e tij gjatë luftës, dhe pas luftës.
Gjatë luftës, ky njeri më tepër e luftoi dr. Rugovën se sa Serbinë, duke e konsiderua atë të vetmen pengesë që duhet eliminuar politikisht, që pas luftës ë vinin në pushte.
Ende pa mbaruar lufta, në kokën e tij projektonte njeriun e pushtetshëm pas luftës, ata që do i merrte të gjitha sapo të mbaronte lufta, jo vetëm lavdinë por edhe pushtetin e dëshironte.
Pas shumë përpjekjeve, dhe vetëm me vdekjen e dr. Rugovës, Hashimi arriti të vinte në pushtet.
Gjatë qeverisës së tij, Kosova u shndërrua në vrimë të zezë si vendi i krimit, korrupsioni, nepotizmit dhe kapjes së shtetit.
Pasi mbaroi mandatin si kryeministër, me intriga, me rrethim të kuvendit nga policia, Hashimi u bë president i vendit.
Duke e ditur se Gjykata Special është krijuar për te, u mundua që në bisedime me Serbinë të përfitonte amnisti, edhe duke ndarë vendin.
Pra, një njëri që ka bërë çdo gjë për pushtet.
Me largimin e Hashimit, vendi sikur merr frymë lirshëm, nuk e ka më gjarprin që i zë frymën.
Opinion nga FATON MEHMETI