Një prind në Fushë-Kosovë ka raportuar për një rast ngacmimi ndaj vajzës së tij.
Sipas raportit të Policisë, ankuesi ka informuar se që një kohë përmes rrjeteve sociale, vajza e tij është ngacmuar nga një person i panjohur.
Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin i cili ka ndodhur më 27 mars.