Babai i aktores së njohur, njëherësh dhe dukëshës së Susex-it Meghan Markle, Thomas Markle, i ka kërkuar paqe vajzës së tij, pavarësisht se atij nuk “i pëlqejnë” disa nga gjërat që dukesha ka bërë dikur. Në një prononcim për Mail-in të dielën, Thomas Markle tha se “do ta dojë gjithmonë” Meghan-in.
“Nuk më pëlqejnë disa nga gjërat që ka bërë vajza ime, por do ta dua gjithmonë. Dera ime është gjithmonë e hapur për të. Unë e dua atë dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Ëndrra ime është që një ditë të mund të bashkojë të gjithë familjen time, si një familje ‘normale’”, tha Thomas.
80-vjeçari shprehu frikën e tij për Archie-n dhe Lilibet-in, teksa zbuloi planet e tij për t’u larguar përgjithmonë nga Amerika. Thomas tha se ka frikë se nuk do t’i takojë kurrë nipin dhe mbesën e tij, Archie dhe Lilibet, të cilët ende nuk i ka njohur.