Vrasja e 18 vjeçarit nga Podujeva ka tronditur vendin. Pas publikimit të videos nga momenti kur shihen dy të rinj duke rrahur brutalisht 18 vjeçarin i cili ndërroi jetë disa ditë pas ngjarjes, ka ngjallur shumë reagime.
Avokati kosovar, Asdren Hoxha lidhur me rastin ka thënë se ky rast cilësohet sikur “lëndim i rëndë trupor me pasoja vdekje” e jo “vrasje”.
Tutje ai ka bërë të ditur se “dënueshmëria maksimale me burg për të miturit është 10 vite”
“Allah na ruaj nga sprovat. Vepra penale ndaj të riut nga Podujeva, cilësohet lëndim i rëndë trupor me pasoja vdekje. Nuk kualifikohet si vrasje! Eventualisht edhe po që se kualifikohet si vrasje gjë që juridikisht nuk ndodh, prap se prap dënueshmëria makimale me burg për të miturit është 10 vite. I mituri i moshës 17-vjeçare në rastin edhe më të keq, lirohet në moshën 25-vjeçare edhe vazhdon jetën normalisht, viktima nuk zgjohet”, shkruan ai në Facebook.