Para disa minutash, avokati Arianit Koci, paralajmëroi se Gjykata Kushtetuese ka vendosur pro ankesës së VV-së, lidhur me dekretin e presidentit për Avdullah Hotin.
E pas Kocit, edhe avokati Tomë Gashi, ka shkruar në Facebook se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të anuloj dekretin e presidentit Thaçi.
Gashi ka shkruar edhe se LDK-ja po i ndanë postet ministrore, e kjo sipas tij është presion mbi Gjykatën Kushtetuese.
Postimi i plotë:
LDK i bene presion Gjykates Kushtetuese duke i ndare Postet ministrore. Sikur te ishte kjo pune e kryme!
Gjykata Kushtetuese duhet ta pranoj si te bazuar kerkesen per mase te perkohshme te Levizjes VETEVENDOSJE!
Vendimi i Gjykates Kushtetuese do të anuloj Dekretin e Presidentit.