Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

4. June 2025

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

4. June 2025

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

4. June 2025

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

4. June 2025

MrBeast thyen rekord të ri botëror, kaq abonentë i arriti në Youtube

4. June 2025

Naim Murseli paraqitet në gjykatë, rrethohet nga forca të shumta policore

4. June 2025

Shpërthim i fuqishëm në oborrin e minierës “Trepça” në Stan Tërg

4. June 2025

“Lule a therrë”- Santiana provokon keq me këtë veshje

4. June 2025

Xheneta Fetahu rikthehet si opinioniste në programin ku u përjashtua

4. June 2025

Don Xhoni ia plotëson dëshirën të moshuarës, e shëtiti me Lamborghini

4. June 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Ballina»AUV-i asgjëson mbi gjysmë milion kilogram produkte – Thaçi: Në pikat masa e kontrollit është 100%
Ballina

AUV-i asgjëson mbi gjysmë milion kilogram produkte – Thaçi: Në pikat masa e kontrollit është 100%

6. October 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në gjysmën e parë të këtij viti ka asgjësuar mbi gjysmë milion kilogram produkte si shkak i mospërmbushjes së kritereve ligjore, ka konfirmuar për EO, zëdhënësi i këtij institucioni, Lamir Thaçi.

Thaçi se këto asgjësime kanë ndodhur si shkak i ankesave të konsumatorëve, po ashtu të vet operatorëve ekonomik. Ai ka thënë se produktet në Kosovë kontrollohen sipas standardeve sikurse në vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian.

“Në javët e fundit ne kemi pasur dy raste të asgjësimit të produktit peshk nga importi, në të dyja pas hulumtimeve të kryera në tërësi nga AUV, gjegjësisht Inspektorati Veterinar dhe pas kryerjes dhe analizave laboratorike është konfirmuar dyshimi i ngritur dhe ka rezultuar se ka prezence të parazitëve në këto sasi peshku. Janë dy ngarkesa të ndara të asgjësuar në deponitë e mbeturinave, varësisht nga regjioni ku ka ndodhur incidenti”.

“Deri më tani në raportin gjashtë mujor ne kemi kaluar gjysme milionëshin kilogram/produkte të asgjësuar. Arsyet e asgjësimit janë nga më të ndryshmet, ato kanë buruar nga kontrollet zyrtare që ne i kemi realizuar. Disa kanë buruar nga ankesat e vetë konsumatorëve që kanë raportuar rastet e dyshimta dhe pastaj në hulumtim është vërtetuar dyshimi i ngritur dhe po ashtu ka edhe raste të tjera që vetë operatorët ekonomik, raportojnë për produkte e tyre mbi çdo dyshim apo ndryshim të gjendjes që ka”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se janë me mijëra inspektime që bëhen çdo ditë në pikat kufitare dhe se masa e kontrollit është 100 për qind, madje sqaroi se bazën e kontrollit të produkteve Kosova e ka të përcaktuar sipas standardeve të BE-së.

“Në kontrollet kufitare sigurisht janë mijëra të realizuara, sepse secila ngarkesë e cila me kod tarifor është e përcaktuar që t’i nënshtrohet kontrollit veterinar apo fito-sanitar, ajo paraprakisht kontrollohet nga inspektorët tonë, pastaj zhdoganohet, pa kaluar kontrollin e inspektorëve që në kufij i quajnë doktor. Ajo nuk zhdoganohet fare dhe atje janë mijëra ngarkesa të kontrolluara dhe në secilin rast kur ka pasur dyshime, ngarkesat janë kthyer. Kontrolli ushqimor është kontroll i cili është i bazuar në bazë të vlerësimit të rrezikut dhe ne në bazë të këtij vlerësimi hartojmë edhe planet vjetore për kontrolle, të cilat përcaktojnë frekuencën e kontrolleve të gjithë operatoreve dhe bizneset. Gjithmonë po flasim për kontrollin e brendshëm. Në kufijtë masa e kontrollit është 100 për qind, do të thotë secila ngarkesë kontrollohet para se të zhdoganohet. Ne mund të themi që produktet në Kosovë janë të kontrolluara njëjte, sikurse në vendet e rajonit dhe ato të BE-së, sepse ne bazën e kontrollit e kemi të përcaktuar sipas standardeve të BE-së”, ka thënë ai.

161

AUV
Share. Facebook
Previous Article‘Haram i paç ishalla’, Tiktokeres së njohur shqiptare i dashuri ia vjedh parat nga banka
Next Article Kaderi shënon sukses të madh, po debuton në tregun evropian?

Related Posts

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

4. June 2025

Shpërthim i fuqishëm në oborrin e minierës “Trepça” në Stan Tërg

4. June 2025

Agim Bahtiri shkakton të qeshura, propozon prerjen e një Kurbani për t’u “kthjellë” opozita

4. June 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

Read More

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

Read More

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

Read More

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.