Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: Infoline Marketing
Ndërkohë që mjekët bëjnë thirrje për mospërdorim të vajrave të pashëndetshme për gatime, dietologët tregojnë se cilat vajra mund të përdoren si alternativë e shëndetshme për gatimin e ushqimit, raporton India.com Vaji i parë në listë që po konsiderohet i shëndetshëm dhe që po rekomandohet të përdoret për gatim të ushqimit është ai i avokados. Ky vaj, pikën e vlimit e ka të lartë gjë që e bën ideal për të gatuar çdo lloj të ushqimit. Vaji i dytë në listë është ai i kanolas, i cili përmban shumë pak yndyra të pashëndetshme. Ky vaj është i mirë për shëndetin…
Këngëtarja me famë botërore Shakira ka bërë bujë me fotografitë e reja që ka shpërndarë në rrjete sociale. Këngëtarja kolumbiane ka pozuar me Lucien Laviscount, yllin e serialit “Emily in Paris”. Mediat e huaja raportojnë se aktori i pashëm britanik do të jetë ylli kryesor i videoklipit të këngës së saj të re “Punteria”. Shakira ka pozuar në krahët e Lucien-it teksa ka veshur një fustan rozë dhe me flokë po ashtu të së njëjtës ngjyrë. Laviscount ishte pa këmishë dhe pozonte vetëm me pantallona të shkurtra të bardha. Ish-mbrojtësi i FC Barcelonës, Gerard Pique, para dy vitesh i ka…
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2396 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 13 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 38 me dëme materiale. Policia njofton se janë arrestuar 12 persona, ndërkaq 2 të tjerë janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona në vuajtje të dënimit.
Teksa lexon këtë artikull ti mund të kesh kryer me dhjetëra frymëmarrje. Disa kafshë të tjera nuk kanë nevojë që të marrin frymë kaq shpesh, dhe po ashtu, nuk kanë nevojë për të njejtën sasi oksigjeni. Breshka e detit Caretta caretta për shembull, mund të marrë një herë frymë dhe që të qëndrojë në ujë për rreth 10 orë. E megjithatë, jo të gjitha kafshët kanë nevojë që të thithin oksigjen që të qëndrojnë gjallë. Shkencëtarët kanë zbuluar Henneguya salminicola, një parazit vetëm 8 mm të gjatë, që nuk ka nevojë për oksigjen për të jetuar dhe nuk e proceson…
Tyson Fury nuk kurseu asgjë pasi dha një parashikim shokues për duelin mes Mike Tyson dhe Jake Paul. Tyson do të përballet me Paul në AT&T Stadium më 20 korrik në një ndeshje që do të transmetohet në Netflix. Kjo do të jetë paraqitja e parë e legjendës së boksit që nga ekspozita e tij kundër Roy Jones Jr në nëntor 2020. Sa i përket Paulit, ai bën një kthim të shpejtë në ring, pasi ka shënuar një fitore të madhe ndaj Ryan Bourland në fillim të këtij muaji. Duke folur për The Stomping Ground, Tyson tha: “Unë mendoj se është…
Dushi i shpeshtë apo mos ndërrimi i peshqirëve për një kohë të gjatë mund të sjellin shqetësime të ndryshme për shëndetin tuaj. Bëni dush shumë shpesh Nëse bëni çdo ditë dush edhe nëse në të vërtetë nuk keni nëvojë për një të tillë, ju mund të jeni duke dëmtuar lëkurën tuaj. Larja largon vajin dhe bakteret e shëndetshme nga lëkura juaj, kjo mund të shkaktojë lëkurë të thatë, kruarje dhe të lejojë që bakteret e këqija të hyjnë përmes lëkurës së plasaritur. Kur e ekspozoni trupin tuaj ndaj papastërtive dhe baktereve normale, ju në fakt e ndihmoni atë në forcimin…
Nga Kosova deri në Rripin e Gazës, myslimanët në mbarë botën po e shënojnë muajin e shenjtë të Ramazanit, me lutje, bamirësi, agjërim nga agimi deri në muzg dhe iftare me familjarë. Mesazhet që urojnë për Ramazan ndriçojnë qiellin në Kosovë, Turqi dhe Gjermani. Kurse, në Nju Jork, besimtarët u mblodhën në Times Square për lutjet e mbrëmjes, apo siç njihen teravitë. Ramazani karakterizohet edhe me përgatitjen e ushqimeve me bollëk, të cilat u shpërndahen për iftar njerëzve në nevojë. Kjo xhami në Prishtinë, u ndriçua me drita zbukuruese gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, Prishtinë, Kosovë, 19 mars…
Pothuajse çdo ditë në Kosovë ka persona të pandërgjegjshëm të cilët bëjnë vozitje të çmendura. Nga këto sjellje jo të duhura dhe mosrespektimi i rregullave në komunikacion, shpesh ka ndodhur aksidente të cilat kanë përfunduar edhe me fatalitet. Por, duket se dikujt kjo nuk i bën fare përshtypje. Një rast i ngjasjes së çmendura ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku shihen tri vetura duke garuar me njëra-tjetrën. Bile, njëra nga ato shihet duke vozitur rrezikshëm edhe në trotuar.
Kompania e Elon Muskut, Neuralink, ka transmetuar drejtpërdrejt pacientin e saj të parë me çipin e implantuar në tru që luan shah. Noland Arbaugh, pacienti 29-vjeçar i cili ishte i paralizuar pas një aksidenti zhytjeje, po luante shah në laptopin e tij dhe lëvizte kursorin duke përdorur pajisjen Neuralink. Ai e kishte marrë çipin nga kompania në janar dhe më pas u zbulua se kishte arritur ta kontrollonte një mi kompjuterik duke përdorur mendimet e tij, raportoi Guardian. “Operimi ishte shumë i lehtë”, ka thënë Arbaugh në videon e transmetuar në platformën X të Muskut, duke iu referuar procedurës së…
Bukuroshja Alba Renai ka mbi 5400 ndjekës në Instagram mirëpo nuk ekziston. Ajo është një influencuese virtuale, por kjo nuk e ka ndaluar që të nisë karrierën e saj në televizion. Alba do të prezantojë “Supervivientes”, versioni spanjoll i “Ishullit të njerëzve të famshëm”. Reality show do të transmetohet në TeleCinco, një televizion i menaxhuar nga Mediaset España. Edhe zëri i saj nëpër video duket i modeluar nga softueri. Zëri nuk përputhet me lëvizjet e gojës dhe fytyra e Albës është më ndryshe se në foto. Reagimi i përdoruesve nuk është shumë i ngrohtë. Ndër komentet më të shpeshta janë…