Autor: Infoline Marketing

Dërgimi i raketave Taurus nga Gjermania në Ukrainë mbetet një çështje tepër delikate. Me rreze veprimi deri në 500 km, këto raketa mund të godasin thellë në territorin rus – duke rrezikuar përshkallëzim të madh. Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Lutfi Bilalli ka thënë se për Gjermaninë, kjo sjell pasoja ushtarake, diplomatike dhe politike: nga dobësimi i aftësive të Bundeswehr-it, te tensionet me Rusinë dhe përçarje brenda BE-së/NATO-s, deri te polarizimi i opinionit publik. Për Ukrainën, Taurus përfaqëson një përparësi strategjike, me aftësi për goditje precize dhe thellësi operacionale. Por rreziku i kundërmasave ruse dhe varësia nga Perëndimi rriten ndjeshëm. Një…

Read More

Një debat i ashpër është zhvilluar të enjten mbrëma në emisionin televiziv “Krejt n’Debat” mes këngëtarit të njohur Robert Berisha dhe ish-missit Afërdita Paqarada, i cili ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale dhe opinionin publik. Tema e diskutimit, e cila nisi rreth menaxhimit të jetës personale dhe imazhit publik, shpejt mori një kah tjetër kur tensionet mes dy të ftuarve u rritën ndjeshëm. Afërdita Paqarada u shpreh me tone këshillimi ndaj Robertit, duke i thënë: “Në çdo punë, në çdo projekt duhet të menaxhosh, edhe jetën tënde duhet të menaxhosh, Robert. Mos e merr për keq, kjo është si…

Read More

Elvis dhe Belina Pupa akuzohen në Australi për kultivimin e bimëve narkotike, raporton A2 CNN. Mediat australiane shkruajnë se Belina Pupa, 39 vjeç, ka dalë para gjykatës pasi akuzohet se ka mbjellë 43 bimë kanabisi në pronën e saj në Ascot Park. Ndërsa bashkëshorti i saj, aktori i humorit Elvis Pupa, raportohet se është arratisur nga vendi. Sipas mediave australiane, Belina doli në gjyq të martën duke kërkuar që të mos i kufizohet lëvizja, pasi duhet të udhëtojë jashtë shtetit për çështje pune. Sipas saj, zonja Pupa ka biznese në Shqipëri dhe SHBA, përveç se në Australi. “Zonja Pupa është…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare Rozana Radi, ka tronditur rrjetin. Krijuesja e hitit “Mr.Yesterday” ka ekspozuar gjoksin në veshje të ngushtë e të shkurtër, shkruan Indeksonline. Edhe pas përfundimit të “Bigut” ka arritur t’i rikthejë asetet trupore duke u shndërruar në një femër tejet seksi. “Lulebore” shkroi krahas postimit, duke paralajmëruar këngën e re e cila vjen në duet me Noizyn.  

Read More

Sipas parashikimeve më të fundit sezonale të publikuara nga portali i specializuar meteorologjik Severe Weather Europe, kontinenti evropian pritet të përballet me një verë të jashtëzakonshme në vitin 2025 – më të nxehtë, më të thatë dhe potencialisht më ekstreme, veçanërisht gjatë muajve të korrikut dhe gushtit.   Edhe pse parashikimet afatgjata nuk janë gjithmonë të sakta, konsensusi mes disa prej modeleve më të njohura globale tregon një tablo të qartë: temperatura mbi mesataren sezonale, mungesë reshjesh dhe rritje të rrezikut nga valët e të nxehtit. Stina e pranverës (mars-maj 2025) u dominua nga një presion atmosferik i lartë mbi…

Read More

Mëngjeset me shi dhe qiell të mbuluar shpesh na lënë pa energji dhe motivim, veçanërisht në ditët e punës kur na duhet përqendrim dhe angazhim maksimal. Megjithatë, ka disa mënyra të thjeshta për ta nisur ditën me pozitivitet, pavarësisht motit të zymtë jashtë. Së pari, ndriçimi artificial mund të ndihmojë shumë. Hapja e dritareve menjëherë pas zgjimit dhe ndezja e dritave të shtëpisë sinjalizojnë trupin se ka ardhur koha për t’u zgjuar, duke ndihmuar në rregullimin e ritmit cirkadian. Një rutinë e lehtë fizike në mëngjes, si “Stretching” ose ecje e shkurtër, mund të përmirësojë qarkullimin dhe humorin. Gjithashtu, mëngjesi…

Read More

Punëtorët e Kompanisë ‘’Pastrimi’’ sot do të protesojnë sërish para Komunës së Prishtinës. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media. ‘’Përmes këtij njoftimi ju informojmë se më 22 maj 2025, duke filluar nga ora 07:00, do të organizohet një tubim paqësor – grevë publike, nga punëtorët e KRM “Pastrimi”, përpara ndërtesës së Komunës së Prishtinës.Qëllimi i grevës është shprehja e pakënaqësisë dhe kërkesës për zgjidhje emergjente ndaj situatës së rëndë financiare ku është futur ndërmarrja jonë, si pasojë e mosshlyerjes së obligimeve financiare nga Komuna’’ thuhet në njoftim. Ata kanë bërë të ditur edhe lidhur me formatin…

Read More

Serbia ka konkurruar në natën e dytë gjysmëfinale të ‘Eurovision 2025’. Pas performancës së Princ, përfaqësuesit të Serbisë, një person në publik shpalosi një pankartë me mbishkrimin provokues “Duart tuaja janë të përgjakura”. Përveç këtij mesazhi të drejtpërdrejtë, në pankartë ishte vizatuar edhe një gjurmë dore e kuqe, simbol i protestave studentore që po zhvillohen në Serbi tash e gjashtë muaj. Kjo dorë është bërë ikonë e rezistencës ndaj shtypjes dhe mungesës së drejtësisë në vend. Kamerat e festivalit e kapën momentin kur u shfaqën pamje nga publiku menjëherë pas përfundimit të performancës së këngëtarit serb, shkruan Danas. Edhe pse ky…

Read More

Santiana Maloku, një nga figurat më të njohura të mediave sociale dhe ish-banorja më e përfolur e Big Brother VIP Kosova, ka bërë një tjetër hap të guximshëm në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto të re në Instagram, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Duke u shfaqur e veshur me një bluzë ngjyrash të gjalla dhe një fund të shkurtër, Santiana ka dëshmuar se di si të kapë momentin dhe t’i japë stilit të saj një shije unikale. Pamja e saj e re dhe e freskët na tregon se ajo është gjithmonë…

Read More

Ronnie Walker, një agjent i fshehtë i FBI-së dhe themelues i ekipit për luftim të krimeve ndaj veprave të artit, kaloi dekada duke u infiltruar në rrjete të grupeve kriminale që merreshin me vjedhje dhe falsifikim të veprave të artit. Përmes operacioneve të ndërlikuara dhe ekspertizës në tregun e artit, ai ndihmoi në kapjen e kriminelëve dhe rikuperimin e mijëra veprave të artit, duke e kthyer pasionin për artin në një mision për drejtësi.   Të fitosh besimin e hajdutit të dënuar Jerry Christy, ishte sfidë për të cilën hetuesi i fshehtë i FBI-së, Ronnie Walker, kishte kaluar vite duke…

Read More