Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: Infoline Marketing
Skerdi Ago, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin e pasdites në T7, “Canapé”. Duke folur për jetën private, ai tregoi se si ka vuajtur nga ankthi. “Po kam vuajtur nga ankthi, ka qenë mjaftë e vështirë. Familja më ka qëndruar afër, ndërkaq më janë larguar shokët”, tha Skerdi në T7. Se çfarë tha më shumë rreth kësaj pjese, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.
Vesa Smolica është tejet aktive në rrjete sociale. Ajo po shijon pushimet në bregdet, nga ku edhe po sjell imazhe të reja. Në foton e publikuar së fundmi, shihet Vesa në mes të detit pa bikini të sipërme. Ky postim morri me mijëra pëlqime dhe komente pozitive për linjat e trupit që po duken në top formë.
Nita Latifi, së fundmi u komentua për një lidhje dashurie. Ajo iu dha vulën fjalëve që po qarkullonin lart e poshtë me një video të publikuar në “Tik Tok”. Derisa kjo po bënte videon e shtrirë në shtrat shihet një dorë e mashkullit që i afrohet duke e tërhequr pranë vetës. Një konfirmim si ky befasoi ndejkësit e artistës e cila deri më sot nuk pranoi që është në lidhje.
Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Njëkohësisht hyjmë edhe zyrtarisht në stinën e verës. Do të ketë edhe koncentrime të pluhurit Saharian, të cilat do të zbehin pamjen e qiellit. Era do fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 37°C. Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore. Ja disa këshilla. 1. Qëndroni të hidratuar:…
Hulumtimet e reja nga shkencëtarët italianë vlerësojnë se pjesë të Venecias do të zhyten deri në vitin 2150. Studimi u krye nga ekspertë në Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i cili analizoi të dhënat mbi rritjen e nivelit të baticës. Venecia është duke u përballur me përmbytjet gjithnjë e më të shpeshta për dekada. Tani ekziston një sistem pengesash kundër përmbytjeve në lagunën e saj, një gji i cekët, 550 km² i mbyllur në Detin Adriatik verior që rrethon Venedikun dhe ishujt e tij, shkruan Living. Por këto nuk do të jenë të mjaftueshme për të mbrojtur qytetin nga…
Dashi Sot do e lini mënjanë kokëfortësinë dhe inatin dhe do jeni shumë më të butë. Kjo sjellje do e përmirësojë marrëdhënien me të gjithë. Nëse keni një lidhje, gjërat mes jush dhe partnerin do përmirësohen tej mase. Do afroheni më shumë dhe në mbrëmje do mendoni të dyja palët të bëni gjëra të veçanta. Ju beqarët do ja hapni zemrën personin që ka kohë që iu josh dhe do filloni të ndieni diçka shumë të bukur. Në punë gjërat do ecin për mrekulli. Nëse jeni në kërkim të një posti shihni njoftimet në mbrëmje sepse do e gjeni atë…
Xherdan Shaqiri të mërkurën shënoi gol të mrekullueshëm ndaj Skocisë, e pas ndeshjes tha se ndeshjet e mëdha janë bërë për të. Ai ka shtuar se gabimin e ekipit skocez e shfrytëzoi maksimalisht. “Ishte një gabim i kundërshtarit që unë e kam shfrytëzuar maksimalisht. Kam menduar që të gjuaj në këndin e afërt. Ishte gjuajtje e përkryer. Ishte gol i bukur dhe i rëndësishëm. Kemi dashur të fitojmë, por avancojmë edhe me katër pikë. Ndeshjet e mëdha janë bërë për mua. Familja ime pret që të shënoj gola të tillë në çdo turne. Por unë qëndroj me këmbë në tokë,…
Media të fuqishme botërore kanë shkruar të mërkurën për këpucët e futbollit të Jasir Asanit, reprezentuesit të Shqipërisë. “Nëse do të kishte një çmim për këpucët më të mira në Kampionatin Evropian, këpucët me temë të Super Marios, të sulmuesit të krahut të Shqipërisë, Jasir Asani, do ta fitonte atë”, ka shkruar agjencia AP. Gazeta e madhe spanjolle, Marca, ka shkruar po ashtu për këpucët “Super Mario” të Asanit. Për këpucët unike kanë shkruar edhe media të shumta të tjera.
Një burrë në Kentucky të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) i fitoi 50.000 dollarë në lotari, tre muaj pasi vajza e tij kishte kapur xhekpotin në vlerë prej 150.438 dollarëve. Upi ka shkruar se William Fannin vendosi të blinte tiketën e lotarisë “Powerball” diku në rrugë të qytetit, por s’e kishte idenë se sa do të mund t’i fitonte. Ai ka bërë të ditur se kur e kuptoi se ishte fatlumi, njoftoi familjen. “I tregova asaj dhe e ftova të ulej. Ishte shume e ngazëllyer”, ka thënë amerikani. Burri s’tregoi se ku do t’i shpenzojë dollarët e fituar.
Shkencëtarët e dinin tashmë nga tekstet e tyre se egjiptianët e lashtë ishin jashtëzakonisht të aftë me mjekësinë dhe mund të trajtonin sëmundjet, lëndimet traumatike, të ndërtonin proteza dhe të vendosnin mbushje dentare. Por një ekip ndërkombëtar studiuesish studiuan dy kafka njerëzore, secila mijëra vjeçare dhe gjetën prova “të jashtëzakonshme” të përpjekjeve për të trajtuar kancerin. Autori kryesor i studimit, profesor Edgard Camaros, një paleopatolog në Universitetin e Santiago de Compostela, tha se zbulimi është dëshmi unike se si mjekësia e lashtë egjiptiane do të ishte përpjekur të merrej me ose të eksploronte kancerin më shumë se 4000 vjet më…