Një anëtare e një ekipi të pastrimit në plazhin australian gjeti një mesazh në shishe, shkroi Upi.
Ros Evans po pastronte plazhin Beach Patrol në Victoria, kur gjeti shishen e plastikes që përmbante mesazhin e shkruar 10 vjet më parë nga një vajzë.
“Unë quhem Ines Zapcan, jam 8-vjeçare dhe kushdo që gjen këtë shishe do të ketë fat për jetën nga unë dhe familja une”, thuhet në mesazhin e vajzës që u gjet nga Evans.
Evans e gjeti vajzën Zapcan, tashmë 18-vjeçare në Instagram.
“Më vjen shumë keq që nuk mundem të dërgonim një milion funte së bashku me mesazhin, por jam shumë e lumtur që keni gjetur këtë mesazh”, thuhet tutje në letrën që e gjeti australiani.