Një fermer nga Australia ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale kur tregoi se në vetëmbrojtje, e ka kafshuar një krokodil.
Siç ka raportuar BBC-ja, Colin Devaraux, tha se i kafshoi qepallën krokodilit për të mbijetuar, derisa ka shtuar se edhe ai është kafshuar nga zvarraniku që kishte gjatësi 3.2 metra.
“Ishte një pozitë e habitshme, por aksidentalisht dhëmbët e mi kafshuan qepallën e syrit. Kishte qëpallë të trashë, sikur lëkurë”, ka thënë ai.
Devaraux ka theksuar se i gjithë ky incident ka ndodhur në një liqen kur po tentonte të ndërtonte një gardh afër lumit.
Ngjarja kishte ndodhur kur krokodili i ishte afruar dhe e kishte tërhequr drejt ujit.
Australiani ka theksuar se s’ka marrë shumë lëndime.