Kanë dalur pamje pak çaste pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës.
Në pamjet e siguruara nga Topchannel, duken njerëz duke vrapuar të tmerruar nga ngjarja, ndërsa njëri prej tyre dëgjohet duke bërtitur “hajde këtej nga unë”.
Personi i identifikuar si Ermir Dedja 29-vjeç, humbi jetën në spital, pas plagëve të marra. Vrasja sipas policisë ka ndodhur në rrethana ende te paqarta.
Sipas informacioneve të para Dedja ka qenë i arrestuar më parë për plagosje dhe trafik droge.
10 vjet më parë, në 2015, ishte arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lende narkotike dy shtetasve nga Hasi, që do e trafikonin në Kosovë.