Kandidati për deputet nga LVV, Glauk Konjufca, ka thënë se asnjë gjykatë nuk mundet ta shpallë të pavlefshëm një fletëvotim në të cilin votohet për Albin Kurtin, i cili me vendim të Gjykatës Supreme nuk ka të drejtë të kandidojë për këto zgjedhje parlamentare.
“Qytetarët munden ta votojnë pa asnjë problem Kurtin si të parin e listës së LVV-së. Unë mendoj se asnjë gjykatë nuk mundet ta shpallë të pavlefshëm një fletëvotim të tillë”.
LEXO EDHE: Parashikimi i motit sot në vendin tonë
“Kush e voton numrin një absolutisht ka të drejtë. Nëse ne do të ishim pjesë e Këshillit të Evropës, asnjëherë nuk do të kishin guxim ta largonin nga lista e kandidatëve Albin Kurtin”.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Konjufca ka deklaruar se vendimet për mos kandidim të Albin Kurtit dhe pjesëtarëve të tjerë të LVV-së janë më të padrejtat që nga paslufta.
“Këto kanë qenë vendimet më të padrejta në garën politike të pasl uftës”, ka thënë Konjufca.