Edhe veterani i gazetarisë kosovare, Asllan Bajrami, si ish-punonjës i Radio Televizionit të Kosovës është distancuar nga zhvillimet e fundit në transmetuesin publik që lidhen me publikimin e një artikulli nga një medium boshnjak ku atakohen mediat e Kosovës.
Bajrami ka shkruar se solidarizohet me gazetarët e RTK-së të cilët janë distancuar nga një lajm i tillë “i porositur” me qëllim të denigrimit të medias në Kosovë.
Asllan Bajrami ka thënë se ndalon transmetimin e dokumentarëve dhe mijëra kronikave të realizuara personalisht, derisa në krye të RTK-së do të jenë në detyrë Bordi dhe Menaxhmenti aktual.
Reagimi i plotë:
Si ish-punonjës i RTK-së, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Transmetuesin Publik, solidarizohem me kolegët gazetarë të cilët u distancuan nga lajmi i pafaktuar dhe i porositur me qëllim denigrimin e medias në Kosovë.
Deklaroj publikisht që përderisa në krye të RTK–si të jetë në detyrë Bordi dhe Menaxmenti aktual, nuk lejoj të transmetohet në ekranin e RTK-së asnjë nga dokumentarët e mi si dhe materiale e kronika të tjera të arkivuara në këtë transmetues publik. Në të kundërt do të ndjek rrugën ligjore