Ajo është një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen” më të komentuara. Kur hyri në programin e dashurisë mori gjithë vëmendjen e publikut me deklaratën se ishte e virgjër.
Të gjithë e kuptuar se është fjala për Sindi Locin, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo poston herë pas here foto apo video në “Instagram”, e gjithashtu bën edhe bashkëbisedime me ndjekësit e saj.
Së fundmi, Sindi ka ndarë me fansat e saj disa poza ku shfaqet mjaft provokuese. Teksa shfaqet me një veshje ku ka ekspozuar linjat e saj trupore, vëmendje ka marrë edhe mbishkrimi që ka shoqëruar pozën.
“As me Bugatti s’mundesh me m’zon”, ka shkruar Loci në foton që ka marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta.
Ndërkohë ndjekësit janë ndarë në dy grupe, ata që e kanë komplimentuar dhe të tjerë që i thonë se nuk ka arsye që të vishet kështu që të bie në sy.