Modelja dhe influencuesja e njohur, Arta Elezaj, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me disa fotografi të reja të realizuara në Amsterdamin piktoresk.
E veshur me xhinse dhe një bluzë të gjelbër që i theksonte linjat, Arta pozoi me shumë elegancë dhe natyrshmëri mbi barkat që lundrojnë në kanalet karakteristike të qytetit.

Ajo shfaqet nën sfondin magjepsës të tulipanëve pranverorë, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë, joshëse dhe plot stil.