Ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen modelja, aktorja dhe prezantuesja shqiptare, Arta Nitaj.
E lindur më 10 tetor të vitit 1996 në Pejë, ajo ka mbushur plot 27 vite jetë.
Me këtë rast një dedikim i veçantë nuk mungoi nga mikesha e saj e ngushtë, modelja Arta Elezaj.
E njëjta ka ndarë një fotografi pranë Nitajt, me anë të së cilës ka përzgjedhur edhe disa fjalë emocionuese.
“Ti nuk je vetëm shoqja ime, je e besuara, këshilltarja dhe partneri im në krim. Urime ditëlindjen e dashur”, u shpreh ajo.