Është arrestuar politikani serb, Aleksander Arsenijeviq dhe një shqiptar në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për veriun e Kosovës, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se prishja e rendit dhe qetësisë publike është arsyeja e arrestimit të tyre.
“Është arrestuar politikani serb Aleksander Arsenijeviq dhe një shqiptar për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka deklaruar Elshani.
Elshani ka thënë se Arsenjeviq është arrestuar pasi i ka rënë bilbil pranë restorantit të sapohapur.
“Aty po bënte zhurmë, kështu që këta filluan të protestonin se po i shqetësonte”, pohon ai.
Një person i nacionalitetit shqiptar ka protestuar dhe i është afruar Arsenijeviqit, thotë Elshani, dhe pothuajse ka pasur kontakt fizik.
Të dy ndodhen në polici.
“Të dy janë në stacion tani, do të japin deklarata”, saktëson ai.