Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë në Prishtinë, pasi dyshohet se është marrë me trafikim njerëzish.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale të cekur si dhe është identifikuar një viktimë e supozuar e trafikimit”, thuhet në njoftim e policisë.
Në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajte.