![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Është arrestuar një person në Rahovec nën dyshimin për dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve.
Kështu ka bërë të ditur Sheremet Elezaj, zëdhënës rajonal i Policisë në Gjakovë.
“Në koordinim me prokurorin e shtetit është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, me një karikator dhe dhjetë (10) copë fishekë”, ka thënë Elezaj.
Bëhet e ditur se armët dhe municioni janë konfiskuar ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv