Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi i njëjti kishte sulmuar një person tjetër.
I njëjti ka pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa nga i dyshuari janë konfiskuar një armë gjuetie dhe katër fishekë.
Rasti është vlerësuar si “Lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje”.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari njësiti policor ka konfiskuar edhe një armë gjuetie me katër fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së