Është arrestuar një person, i cili dyshohet se është përfshirë në një rast zjarrvënies në Klinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policë së Kosovës, thuhet se në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar.
“Jashanicë, Klinë / 25.07.2024 – NN. Me 26.08.2024 është shoqëruar për intervistim i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se me datën e cekur ishte i përfshirë në rastin, zjarrvënie i cili kishte ndodhur në disa fusha-ara të cilat ishin të mbjella me arra. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar”, thuhet në raportin e Policës. EO