Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për dhunimin e një shtetase të huaj në Drenas më 15 gusht.
Rasti i dhunimit ishte raportuar në Polici të hënën, ndërsa të martën zyrtarët policorë kanë arrestuar të dyshuarin.
“Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.