Policia greke ka arrestuar pasditen e së martës një 48-vjeçar shqiptar në aeroportin “Eleftherios Venizelos” të Athinës.
Sipas mediave greke, 48-vjeçari është një person me precedentë të rrezikshëm kriminal. Ai njihet në Greqi me nofkën “Takis shqiptari” dhe është mik i Alket Rizait, me të cilin u arrestua në vitin 2021 në Lamia, së bashku me një biznesmen të njohur.
48-vjeçari shqiptar akuzohet për një vrasje të ndodhur në lokalin “Joy” në Glyfada në vitin 2017 , ku u ekzekutua një person.