Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të martën në Mitrovicë një vajzë të mitur dhe një 23-vjeçar nën dyshimin se kanë kryer grabitje.
Sipas policisë, grabitja kishte ndodhur më 26 nëntor të këtij viti në rrugën ,,Mulliri i vjetër “, ku viktimës i ishin grabitur një sasi e të hollave dhe një orë dore të shtrenjtë.
“Mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara, sot me datën 03.12.2024, në orët e paradites është arrestuar e dyshuara e parë e moshës së mitur e cila pas procedurës së intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.