Janë arrestuar tetë të dyshuar në Ferizaj, pasi që ata janë gjetur në një lokal duke luajtur bixhoz.
Nga të dyshuarit janë konfiskuar 1 mijë e 49 copa zhetonë si edhe shtatë palë letra bixhozi.
Me vendim të prokurorit shtatë të dyshuarit janë liruar, ndërsa pronari i lokalit dërgohet në mbajtje./IO