Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Atilla nis lidhje të re dashurie?

16. Juni 2025

Komuna e Podujevës vazhdon edhe sot me dezinsektimit e hapësirave publike

16. Juni 2025

Sa duhet të ecni për të humbur peshë?

16. Juni 2025

Qytetari largon me duar gjarprin nga shtëpia e një banori në Malishevë të Gjilanit/

16. Juni 2025

8 të vrarë nga sul’met iraniane mbrëmjen e kaluar në Izrael

16. Juni 2025

Këto zakone ndihmojnë të flini në më pak se 20 minuta

16. Juni 2025

Horoskopi ditor, 16 qershor 2025

16. Juni 2025

Nis kthimi i haxhilerëve kosovar nga vendet e shenjta islame

16. Juni 2025

Pas një sëmundje të rëndë vdes ushtari i FSK-së

16. Juni 2025

Santiana ‘shokon’ me postimin e fundit në Instagram

16. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Armenia nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës, konfirmon njohjen e pasaportave
Botë

Armenia nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës, konfirmon njohjen e pasaportave

25. Dezember 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës, përfshirë ato të rregullta, diplomatike dhe zyrtare.

Këtë e bëri të ditur para disa ditësh zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, i cili e përshkroi si “hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve mes qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve”.

 

Ministria e Jashtme në Jerevan e ka konfirmuar këtë në një deklaratë për shërbimin armen të Radios Evropa e Lirë, por ka thënë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Dialogu ekzistues ndërmjet Armenisë dhe Kosovës mbahet në platforma të ndryshme përmes takimeve dhe diskutimeve dypalëshe. Po ndërmerren hapa për të forcuar lidhjet turistike dhe kontaktet mes njerëzve, që nuk do të thotë njohje [e pavarësisë së Kosovës]”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se shumë vende të tjera kanë miratuar të njëjtën politikë.

Qeveria e Armenisë kishte reaguar pozitivisht ndaj vendimit të vitit 2010 atëherë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) për pavarësinë e Kosovës.

Ajo tha se gjykata e OKB-së mbështeti në këtë mënyrë parimin e të drejtës së njerëzve për vetëvendosje. Jerevani pushoi së përkrahuri këtë parim në konfliktin e Nagorno-Karabakh nën kryeministrin Nikol Pashinian në vitin 2022.

Këtë të fundit e kishte takuar presidentja Vjosa Osmani në shtator të këtij viti gjatë një samiti për, siç kishte thënë atëherë, të diskutuar zhvillimet e fundit, sfidat dhe mundësitë përpara.

Në vitin 2018, ish-president i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte vizituar Jerevanin ku kishte marrë pjesë në një samit të Organizatës së Frankofonisë.

Armenia
Share. Facebook
Previous ArticleLeo akuzohet për tradhti ndaj Lelës
Next Article Mirlind Daku mund të shpallet më i miri i vitit në Rusi, i duhen disa vota

Related Posts

8 të vrarë nga sul’met iraniane mbrëmjen e kaluar në Izrael

16. Juni 2025

Ambasada Amerikane në Tel Aviv mbyllet përkohësisht pas sul’meve iraniane

16. Juni 2025

Çka është “faza e katërt e operacionit të Iranit” që po përmendet nga mediat iraniane?

16. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Atilla nis lidhje të re dashurie?

Read More

Komuna e Podujevës vazhdon edhe sot me dezinsektimit e hapësirave publike

Read More

Sa duhet të ecni për të humbur peshë?

Read More

Qytetari largon me duar gjarprin nga shtëpia e një banori në Malishevë të Gjilanit/

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.