Në një intervistë, këngëtari dhe autori i njohur Armend Rexhepagiqi ka ndarë lajme të mira për fansat e tij. Ai ka konfirmuar se është duke planifikuar organizimin e koncerteve të veçanta në Tiranë dhe Shkup, duke premtuar surpriza të këndshme që janë në proces përgatitjeje.
Gjatë intervistës, Rexhepagiqi u pyet edhe për disa dukuri të përhapura në estradë, të cilat i komentoi pa përmendur emra konkretë, por me një ton të sinqertë dhe ndonjëherë kritik.
“Habitem ndonjëherë kur njerëzit i bëjnë publike martesat dhe më pas divorci u bëhet problem. Nëse zgjedh ta ndash me publikun një dasmë, duhet të jesh i përgatitur të pranosh edhe divorcin publik. Kjo është pjesë e lojës”, tha ai.