Në mesin e disa këngëve që pritet të publikohen këto ditë nga artistë të ndryshëm, është edhe ajo e Ardian Bujupit.
Artisti i njohur ka njoftuar përmes Instagramit se projekti i ri muzikor me titull “Temperatura”, lansohet nesër.
“Nesër bëhet nxehtë”, ka shkruar ai duke zbuluar se kënga del në YouTube në orën 23:59.
Më poshtë mund të dëgjoni pak tinguj dhe pamje të klipit.