Ardhja e mërgimtarëve, jepen detaje për pritjet në pikëkalimet kufitare
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Për të hyrë në këto dy pikëkalime pritja zgjat deri në gjysmë ore, ndryshe nga mëngjesi që ishte deri në një orë.
Kolonat janë krijuar nga fluksi i zakonshëm i ardhjes së mërgimtarëve para festave të fundvitit.