Ish-prezantuesja dhe ndër figurat më të njohura të ekranit shqiptar, Arbana Osmani, tashmë ka hyrë në botën e aktrimit.
Lajmi u bë publik përmes një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram, ku Arbana zbuloi se do të marrë pjesë në filmin më të ri “The Passport”, i cili drejtohet nga bashkëshorti i saj, regjisori Eduart Grishaj.
Nëpërmjet videos së postuar, ajo ndan me ndjekësit disa momente nga xhirimet dhe prapaskenat e filmit.
Arbana shprehet me nota humori në lidhje me komentet e mëparshme të bashkëshortit të saj rreth talentit të saj si aktore: “E mbani mend kur dilte nëpër intervista e fliste sa aktore e dobët isha dhe se nuk do më merrte më kurrë në film? Urdhëro ‘The Passport’”, citon Arbana në mbishkrimin e saj, duke treguar një larmi emocionesh që tërheqin vëmendjen e ndjekësve të saj.